• 4 years ago
Pesë persona ranë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim nga policia, pasi ata në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin krijuar katër subjekte fiktive dhe përgjatë viteve 2018-2019, kanë kryer shitje fiktive në vlerën e rreth 130 milionë lekëve duke i shkaktuar shtetit nëpërmjet tatimit të vlerës së shtuar, pra TVSh-së, një dëm prej rreth 20 milionë lek.


Pesë të arrestuarit e këtij operacioni janë; Shpati Agolli, administrator i shoqërisë ?S.Agolli Group?; Samuel Hajdini, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; Elsion Allushi, me detyrë administrator i Zyrës së kontabilitetit ?Smartfin?, Leonard Runa, ekonomist në zyrën e kontabilitetit ?Smartfin? si dhe Adrian Keke, i përfshirë në skemën e mashtrimit pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive

Nga hetimet ka rezultuar se dëmi prej 20 milionë lekësh nëpërmjet TVSH-së është kryer nëpërmjet subjekteve ?Liana Solution?, ?S.Agolli Group?, ?Solution &Construction 2000? dhe Studio e kontabilitetit ?Smartfin?, të cilët kanë realizuar shitjet fiktive.

Për pesë të arrestuarit dhe dy personat e shpallur në kërkim gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Mbi të gjithë të përfshirët në këtë skemë mashtrimi me dëm financiar ndaj shtetit, do të rëndojnë të njëjtat akuza: ?Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar?, ?Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Mospagim i taksave dhe tatimeve?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShpatiAgolli#TVSH#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended