Ora News - Universitetet në zgjedhje? Koni: Procesi zgjedhor nis vetëm me vendim të rektorit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, nuk e njeh procesin e nisur për zgjedhjet ne universitetet e vendit. Në një intervistë për 'Tv Ora', ai shprehet se data e shpallur nga kryetarja e komisionit institucional zgjedhor Majlinda Keta është e pavlefshme, pasi kjo kompetencë i takon vetëm rektorit.

''Çdo veprim që është bërë nga individë të caktuar pa autoritetin dhe pa veprimet e duhura, është i paligjshëm dhe nul. Që të fillojë një proces zgjedhor, duhet një urdher i rektorit të universitetit. Në universitetin e Tiranës nuk ka uirdhër për fillimin e procesit zgjedhor.''

Koni e përshëndet vendimin e ministres shahini për shtyrjen e datës së votimit, teksa thekson se procesi do të nisë, pasi të shpallet data e re për zgjedhje.

''Ajo që dua të them, është që të gjitha proceset që parashikohen në një proces zgjedhor janë brenda harkut kohor të datave të shpallura nga ana e ministrit për fillimin dhe të ditës zgjedhore.''

Shkarkimi i anëtarëve të komisionit, sipas tij, ishte vendim i drejtë, teksa shpjegon se vendi i tyre do të zëvëndësohet në vijim.

''Ish pedagogia zonja Keta, nuk është pushuar si anëtare e komisionit intitucional, është pushuar si pedagoge e universitetit të Tiranës. Kam pritur reagimin e pedagogëve për tu tërhequr nga këto veprime të paligjshme, dhe ky grup pedagogësh nuk reagoi por vazhdoi duke marrë autoritetin dhe veprimin e procesit duke krijuar një situatë të rëndë në universitetin e Tiranës.''

Koni thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të universitetit të tiranës, pasi sipas tij, tani me rëndësi është krijimi i kushteve për një proces të drejtë zgjedhor. Nga ana tjetër, sipas procesit të deritanishëm, afatet për regjistrimin në garën për rektor, u mbyllën të premten në orën 16.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-ne-universitete-koni-procesi-zgjedhor-nis-vetem-me-vendim-te-rektorit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended