Elezi: Mësimi online është i vështirë edhe në kushtet më të mira, testimet të pamundura

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Mësimi online i zhvilluar gjatë situatës së krijuar nga koronavirusi duket se është i shoqëruar me shumë vështirësi.

Kjo edhe për vetë faktin se ajo u aplikua në një mënyrë të menjëhershme pa u dhënë mundësinë dhe kohën pedagogëve dhe studentëve të adaptohen.

Drejtues i departamentit të matematikës dhe statistikës në universitetin amerikan në Uashington, Artur Elezi i ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora shprehet se mësimi online është i vështirë dhe në kushtet më ideale.

Elezi: Mësimi në distancë ka dhe disavantazhet e saj në kushtet më të mira. Në universitetin tonë kemi klasa të vogla me nga 28 vetë dhe e bazojmë aktivitetin mësimor mbi punën në grupe, aktivitete të ndryshme. Puna bazohet në energjinë që marrim nga bashkëpunimi me studentët tanë. Është shumë e vështirë që të krijohet kjo metodë mësimdhënie në mësimin në distancë. Kjo është vështirësia e parë. Vështirësia e dytë është se ka shumë lëndë dhe shumë degë që e kanë të pamundur që të zhvillohen online. Ky sistem u aplikua në konditat e një shoqërie në stres dhe u aplikua me një kthesë të menjëhershme. Kjo kthesë nuk na lejoi që të adaptonim programet në mënyrë të mirëfilltë me trajnime të stafit pedagogjik. Stresi i përgjithshëm i shoqërisë manifestohet me faktin që studentët në mënyrë të menjëhershme humbën lirinë. Kjo krijon një gjendje shumë të rëndë psikologjike. Kjo situatë i demotivon studentët për sa i përket mësimit online, kjo e fundit nuk është gjendja më e rëndësishme. Ne e ulëm ritmin e punës. U bëmë pak më shumë fleksibël në drejtimin e marrëdhënieve me studentët. Pamë dhe çdo situatë të sudentëve tanë dhe mundësitë e tyre për të ndjekur mësimin online. Të gjithë janë në shtëpi. Kanë hapësira apo jo apo kanë internet për të ndjekur takimet online.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/elezi-mesimi-online-eshte-i-veshtire-edhe-ne-kushtet-me-te-mira-testimet-te-pamundura

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended