Ora News - Zjarr i qëllimshëm në Sauk, digjet sipërfaqja me ullishte dhe shkurre

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një sipërfaqe ullishteje, shkurresh dhe ferrash është përfshirë nga zjarri në kryeqytet. Flakët kanë qenë aktive për rreth një orë, duke shkrumbuar një pjesë të malit ndërsa nga autoritetet dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Banorët shprehen se janë të frikësuar për sipërfaqet që kanë me pemë.

Një sipërfaqe ullishteje, shkurresh dhe ferrash është përfshirë nga zjarri pasditen e të premtes në zonën e Saukut të vjetër, pranë vendit të quajtur kodra e lapidarit në Tiranë.

Fillimisht është djegur një sipërfaqe e malit, ndërsa më pas flakët të ndihmuar dhe nga era kanë shkrumbuar dhe pjesën tjetër të pyllit me shkurre.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar zjarrfikëset, ndërsa për Ora News shprehen të frikësuar për sipërfaqet e mbjella me pemë.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kërkojnë të përfitojnë për pastrimin e zonës me qëllim shfrytëzimin më pas.

"Mendojmë që shkaku është njerëzor dhe ne do të vazhdojmë hetimin gjatë gjithë kohës do mundohemi të bëjmë të mundur që këta autorë ti vëmë para përgjegjësisë dhe tu bëjmë thirrje që të tregohen të kujdesshëm. Edhe nëse kanë mbeturina bujqësore për ti asgjësuar nuk duhet të përdorin asnjëherë zjarrin"

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, që nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tirane-perfshihet-nga-zjarri-ullishtja-ne-saukun-e-vjeter

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended