Ora News - Marshim për pagën e luftës, fasonët nga Kuçova në Berat në këmbë për protestë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Punonjësit e një fasonerie marshuan nga Kucova në Berat në këmbë në shenjë protestë për mosmarrjen e pagës së luftës. Para drejtorisë së tatimeve, thanë se do të shkojnë në grevë në rast se nuk marrin zgjidhje.

150 punonjës të një fasonerie në Kuçovë për të dytën ditë radhazi protestuan para Drejtorisë së Tatimeve në Berat për pagën e luftës.

Në mungesë të shërbimit urban, shumë prej tyre e përshkruan në këmbë rrugën 12 kilometra.

U ndaluan nga policia pranë urës së Varur, ndërsa disa të tjerë u shoqëruan në komisariat pasi shkelen orarin e lëvizjes.

Punonjësit e fasonerisë iu drejtuan zyrës së tatimeve ku kërkuan shpjegime pse janë përjashtuar nga paketa e ndihmës, ose pagen e luftës sicçnjihet ndryshe.

''Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nuk ju takon.

Pse?

Sepse është dorëzuar formulari mbas datës 10.''

Punonjësit thanë se do të futen ne Grevë urie në rast se nuk marrin përgjigje.

''Në rregull i kemi dokumentet, në datë 6 tha kryeministri ai thotë në datë 15. Kush e ka bërë gabimin të përgjigjet.''

Në vazhdimësi, punonjësit e sektorit fason kanë protestuar për mungesën e mbështetjes financiare nga qeveria në këto ditë të vështira.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/marshim-pagen-e-luftes-fasonet-nga-kucova-ne-berat-ne-kembe-proteste

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended