Wake Up/ Dr. Ilir Alimehmeti: Të shëruarit nga KOVID prodhojnë antitrupa, brenda 19 ditëve

  • 4 years ago
Gjatë fundjavës që lamë pas janë publikuar mjaft lajme të mira. Një nga më të rëndësishmit është ai që pacientët e shëruar nga KOVID-19 prodhojnë antitrupa ndaj virusit. Të dhënat konkrete janë gjetur nga shkencëtarët në Universitetin e Mjekësisë Chongqing, Kinë, të cilat u botuan në revistën ?Nature?.?Një artikull që tregon se të gjithë pacientët pjesëmarrës në këtë studim (285 pacientë), të cilët janë shëruar nga KOVID-19, kanë prodhuar antitrupa. Brenda 19 ditëve nga fillimi i simptomave, 100% e pacientëve janë testuar pozitivë për imunoglobulinën (IgG), lloji i antitrupave që zakonisht janë përgjegjës për mbrojtjen afatgjatë kundër një agjenti mikrobik,? shprehet pedagogu i virologjisë Guido Silvestri nga Universiteti Emory në Atlanta
Ky është një lajm i mirë sepse e bën të besueshëm diagnozën serologjike dhe, nëse antitrupat janë mbrojtës, premton rritjen e imunitetit. ?Studimi është i rëndësishëm?, nënvizon virologu italian që jeton në SHBA, pasi konfirmon që sistemi ynë imunitar tregon një përgjigje të antitrupave kundër virusit. Përgjigja që, sipas të gjitha gjasave, na mbron që të mos të na kthehet sëmundja. Sipas Silvestrit, ende nuk mund ta dimë se sa mund të zgjasë kjo përgjigje, por precedentët me viruse të ngjashme tregojnë se imuniteti i njerëzve mund të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj. Studimi i përhapur më shumë shpejtësi në të gjitha qarqet shkencore në botë, hedh poshtë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila gjatë gjithë kohës së pandemisë bënte thirrje që njerëzit të qëndronin të mbyllur në izolim, edhe në e kishin kaluar KOVID-19. Vetëm 10 ditë më parë OBSH deklaronte se ?vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale, mbase 2% ose 3%, duket se kanë antitrupa në gjak nga ata që janë infektuar me KOVID-19?. Për këtë studim por edhe për lajmet e tjera që kanë qarkulluar këto ditë, për trajtimin me medikamentin Remdesivir si dhe për studimin e ekspertëve të Korese së Jugut të cilët kanë deklaruar se rastet e dyshuara si të ri infektuara janë thjesht rrjedhoje e gabimit te interpretimit te testit folëm me Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolog Klinik-Fakulteti i Mjekësisë Tiranë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended