Qendrat tregtare përgatiten për nisjen e punës

  • 4 years ago
Kështu ishte sot në Qendrat e mbyllura tregtare. Po bëheshin përgatitjet e fundit për hapjen e tyre. Të punësuarit pastronin dyqanet e tyre dhe ndërkohë sistemojnë mallin për sezonin pranverë-verë. Ende pa i llogaritur dëmet e së shkuarës, tregtarët kanë hallin se me masat e reja restriktive nuk do të kenë mjaftueshëm shitje. Por, shumica e tyre, madje nuk ia kanë idenë për protokollin e punës. Gardërobat do jenë të mbyllura.

?Mund të jetë sipas rregullave megjithatë nuk do të jetë në interesin tonë sepse as një kollare nuk e blejnë pa e provuar e jo më kostume?

?Për gardërobat ende nuk kemi informacione, por mendoj se diku ka kushte për të funksionuar e diku tjetër jo?

Për provimin e veshjeve nëpër gardëroba, ende e presim protokollin. Disa lokale kanë mundësi të japin rrobat të provohen në shtëpi të tjerat jo?-theksoi Olivera Derbarlieva, Menaxhere e Qendrës Tregtare.

Me rregullat e reja dyqanet e rrobave do të shesin pa i lejuar qytetarët t?i provojnë ato. Pagesën do ta bëjnë të plotë, por me kusht që ti kthejnë pa u hequr tiketat.

?E di që çdo prodhim i blerë në shtëpi mallrash duhet të pastrohet pas çdo prove, sepse tekstili është i papastër, për çdo rast?

 ?Është më sigurt për shëndetin e njerëzve sepse po të provoj veshjet njëri pas tjetrit.?

Menaxheret e Qendrave tregtare thonë se heqja e ndalesës për punë i zuri të pa përgatitur.

Personeli ynë është i pajisur me masa mbrojtëse me qëllim që konsumatorët në ndihen të sigurt?-tha Ljubica Koroskoska, Menaxhere e Qendrës Tregtare.

Sot u hap vetëm një nga katër qendrat më të mëdha të Shkupit. Të tjerat me punë do të fillojnë nga e premtja, por me orare të shkurtuar nga ora 10 deri në 18, në gjashtë ditë të javës. Të dielën do jenë të mbyllura.

Adnan Qaili

Recommended