Fiksi solli dy raste të personave të cilët edhe pse ishin në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë për të marrë lejen e përkohshme për shkak të pandemisë Covid 19, ata nuk dolën nga burgu.
Tone Prroj, nga Shkodra , kërkoi ndihmën e Fiksit pasi djali i saj nuk e kishte përfituar këtë leje dhe pse i kishin dorëzuar të gjitha dokumentet dhe djali ishte në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë "Djali im ka dalë 3 herë me leje,ka përfituar edhe ulje dënimi për shkak të sjelljes së mirë në burg, tani na thonë ka rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe kjo është e padrejtë "thotë e moshuara Prroj , nëna e Dashamir Prrojit i cili vuan dënimin në burgun e Reçit.
Por përveç këtij rasti Fiksi solli edhe rastin e një tjetër të dënuari me origjinë nga Shkodra, vëllai i të cilit jetonte e punonte në Itali,në një lidhje në Skype ky i fundit kërkoi ndihmë pranë Fiksit për vëllain që e ka në burgun e Reçit dhe që nuk doli nga burgu me lejen e përkohshme. " Është dënuar për lëndë narkotike, dhe është në burgun e Reçit, nuk di pse nuk doli tani që i takon pasi ne i ndoqëm të gjitha procedurat dhe vëllai im ishte në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë" tregon Adi Osmani ,vëllai i Kastriot Osmanit i cili është i 514 në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë si përfitues i lejes së përkohshme.
Emisioni Fiks Fare kërkoi informacion pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për dy të dënuarit, Klodian Osmanin dhe Dashamir Prrojin.
Ky institucion në përgjigjen e tij thotë se të dy këta persona nuk e kanë përfituar lejen e përkofshme për shkak të pandemisë Covid 19 për shkak se dy të dënuarit sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve paraqesin rrezikshmeri të lartë shoqërore.
Ndërkohë të dy këta individë po vuajnë dënim për kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike, ku specifikisht secili prej tyre është kapur me më pak se 4 kg kanabis sativa.
Gjithashtu Dashamir Prroj ka dalë 3 herë me lejë nga burgu dhe i është ulur një vit dënim për sjellje të mirë në institucionin ku ai po kryen dënimin, specifikisht në Burgun e Reçit.
Pra këta të dënuar sipas drejtorisë së burgjeve nuk paraqesin rrezikshmëri kur dalin me leje në kohë normale, por rritet rrezikshmeria në pandemi.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm...

Category
📺
TV