Politika nuk bie dakord per daten e zgjedhjeve | Lajme - News

  • 4 years ago
LSDM-ja insiston që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, respektivisht më 21 Qershor, VMRO-DPMNE-ja thotë zgjedhjet se mund të mbahen në fund të verës.

Zoran Zaev: ?Për fat të keq, nuk u arrit marrëveshje që të organizohen zgjedhje në terminin e parë të përshtatshëm, edhe pse të gjitha të dhënat dhe argumentet tregojnë se janë krijuar kushtet dhe tani është momenti i vërtetë që të dilet në zgjedhje?.

Hristijan Mickoski: ?Para nesh i kishim raportet që e kam patjetër ta pranoj se na zhgënjyen. Ai është raporti i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, i cili në katër pika e përcjellë atë që tanimë e kemi dëgjuar, për larjen e duarve, distancë prej 2 metrave, të mbajmë maska dhe doreza?.

BESA dhe PDSH-ja janë në një linjë me LSDM-në, ndërsa ASH-ja thotë se zgjedhjet në Qershor nuk janë të mundshme. BDI-ja kërkon konsensus politik për datën e zgjedhjeve.

Zijadin Sela: ?Qëndrimet e dy subjekteve maqedonase janë të barikaduara në ekstrem. Njëra në fund të Qershorit, tjetra në fillim të Gushtit?.

Ali Ahmeti: ?Të arrihet konsensus i plotë për një datë të mundshme?.

Derisa vazhdojnë debatet politike rreth datës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i lartë numri i të prekurve me COVID-19. Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 25 raste të reja por edhe 3 viktima.

Klan Macedonia



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended