Policia malazeze merr burrat kosovare, familjaret nuk dine fatin e tyre (20 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Në Shkodër mbërrijnë dhe 300 kosovarë të tjerë. Në pikat e pritjes në qytetin më të madh verior, fluksi i të ardhurve nuk ka pushuar për asnjë moment. Këta kosovarë kanë mbërritur në Shkodër vetëm 24 orë më parë. Kanë hyrë nga pika e Hanit të Hotit dhe janë kryesisht pleq, gra e fëmijë.

Sipas vetë atyre vetëm pak kilometra nga kufiri policia malazeze ka ndaluar autobuzët dhe ka marrë me vetë të gjithë meshkujt nga 18-55 vjeç. Tashmë mbi fatin e burrave, vëllezërve dhe bijëve të tyre këto gra kosovarë nuk dinë më asgjë. Të vetmuara kanë kaluar kufirin duke u strehuar në Shkodër.

Spitali i Shkodrës vitet e fundit ka qenë shumë i ngarkuar me pacient. Të ardhurit kosovarë kanë patur probleme duke shtuar kështu më shumë punën e bluzave të bardha. Por dhe vetë shkodranët kanë patur probleme. Ky i ri shkodran është plagosur me armë zjarri nga policia malazeze ndërsa po peshkonte në liqenin e Shkodrës./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended