Vetëm pesë të infektuar në orët e fundit në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një rritjeje drastike, me 15 raste në 24 orë, këtë të enjte numri i të infektuarve u luhat sërish.Drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami deklaroi se mes 204 personave të testuar, kanë dalë pozitivë vetëm pesë qytetarë.Numri më të madh të të infektuarve vijon ta mbajë Durrësi.?Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.?Aktualisht në vendin tonë janë 167 personave aktivë me COVID-19. Harta e shpërndarjes së tyre vijon si më poshtë:Tiranë 55Durrës 47Krujë 31Shkodër 10Berat 10Kamëz 9Fier 2Elbasan 1Mirditë 1Korçë 1

Category

📺
TV

Recommended