Vllaznia rikthehet ne stervitje pas bojkotit per pagat | Lajme - News

  • 4 years ago
Vllaznia i është rikthyer stërvitjes të hënën pas disa ditësh bojkot. Pagat e prapambetura ishin shkaku për këtë braktisje të përgatitjeve. Kapiteni Gilman Lika tha se do të shlyhen detyrimet pas takimit me kryetaren në detyre të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

?Kryetarja na garantoi se do të paguhemi?, tha ai.

Ndërkohë ngërçi financiar ka të bëjë edhe me mosmarrëveshjet mes kryetares në detyrë të Bashkisë së Shkodrës dhe Këshillit Bashkiak që kërkon ndryshimin e pasqyrave financiare të Klubit të Futbollit Vllaznia.

?Janë 2 pasqyra financiare pa miratuar dhe në këto kushte nuk mund të ketë asnjë regjistrim në QKB?, tha Brisela Kadia, kryetare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

?Do t?i lemë kohë të zgjidhin mosmarrëveshjet me tyre. Kjo është në të mirë të Vllaznisë?, tha Lika.

Vllaznia dhe të gjithë ekipet e Superligës janë në pritje të lejes së qeverisë rinisjen e kampionatit, i ndërprerë prej 2 muajsh e gjysmë për shkak të Covid-19.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended