Top News - Maqedonia e Veriut/ Hap kufijtë me 1 qershor

  • 4 years ago
Maqedonia e Veriut, nga data 1 qershor, pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje. Kështu propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e së martës, ku u propozua edhe heqja e orës policore, si dhe hapja e restoranteve dhe e kafeneve. Këto kufizime janë ndërmarrë qysh në muajn mars, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. "Ne do të marrim vendime që do t'i lehtësojnë të gjitha këto masa kufizuese, por e gjithë kjo do të bëhet me respektimin e rreptë të masave nga qytetarët", tha kryeministri maqedonas, Oliver Spasovski. Hapja e kufijve, sipas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, do të bëhet në koordinim me shtetet tjera të rajonit. Ende nuk është e qartë nëse parashihen teste për koronavirus për qytetarët që hyjnë në Maqedoninë e Veriut, edhe pse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë më herët se një gjë e tillë do të vështirësonte lëvizjen e qytetarëve. Hapja e lokaleve të gastronomisë u tha se gjithashtu do të bëhet në përputhje me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, ruajtjen e distancës fizike, apo përgjysmimin e kapaciteteve të objekteve. Ndalesa për lëvizjen e qytetarëve deri tani ka qenë nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa fundjavave është aplikuar edhe karantinë shtetërore, por me propozimin e ri ajo do të hiqet tërësisht. Maqedonia e Veriut, të martën, ka regjistruar edhe tre të vdekur nga koronavirusi dhe 16 raste të reja të të infektuarve. Me këto shifra, numri i viktimave në këtë vend shkon në 116, ndërsa i të infektuarve në 2,015.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedoniaVeriut#TopChannel

Recommended