U vra natën e Bajramit në Vlorë/ I ati tregon pengun: Gruaja e pa të mbuluar në gjak nga dritarja!

  • 4 years ago
VLORË- Babai i Kristian Breshanaj, Edmondi ka gjetur forcën që të flasë për vrasjen makabre të djalit të tij për natën e Bajramit, shumë pranë derës së shtëpisë. Me detaje, ai ka rrëfyer atë momentin tragjik, të telefonatës së gruas së tij, ku i ka treguar se ka dëgjuar krisma arme në lagje. Pas disa tentativave për të komunikuar me djalin, nuk ka marrë një përgjigje mbrapsht, për këtë arsye ka urdhëruar gruan që të dalë të kontrollojë, deri në momentin që përballet me pamjen makabër, djalin që qëndronte i shtrirë në tokë, i ekzekutuar në mënyrë monstruoze dhe i mbuluar me gjak. Babai tregon se në ato momente, Kristiani nuk kishte qenë i vetëm. AI ishte shoqëruar së bashku me shokun e tij, ndaj të cilit nuk është qëlluar asnjë plumb i vetëm.

Recommended