Ora News - Zgjatet sezoni turistik deri më 15 nëntor, hapja e plazheve nën masa të rrepta

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Sezoni turistik veror do të zgjatet deri më 15 nëntor si një mënyrë që bizneset të kenë mundësi të rekuperojnë të ardhurat që humbën nga ditët e karantinës në muajin prill dhe maj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve turistik të Vlorës, ku prezantoi dhe mënyrën se si hotelet por dhe subjektet e tjera mund të aplikojnë për lejen për hapjen e plazheve.

Ndërkohë ai bëri të ditur se procesi i hapjes së plazheve që nis nga dita e hënë, do të shoqërohet me masa të rrepta nga institucionet përkatëse.

Klosi tha se të gjitha bizneset që shkelin rregullat do të ndëshkohen me gjobë dhe deri në heqje të licensës.

Sistemi i aplikimit për këtë vit është unik në të gjithë vendin dhe të gjitha bizneset mund të aplikojnë nga data 1-15 qershor në portalin e-albania.

Pas plotësimit të dokumentave dhe vlerësimit nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë, bizneset do të paguajnë faturën e bashkisë dhe do të lidhin kontratën me këtë të fundit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zgjatet-sezoni-veror-deri-me-15-nentor-hapja-e-plazheve-nen-masa-te-rrepta

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended