Basha i “qan hallin” tregtarëve: Biznesi po falimenton - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot ne Kombinat per tu takuar dhe per te degjuar tregetaret, se sa ka ndikuar Pandemia e Covid-19 ne biznesin e tyre.Gjate bisedes me kreun e Partise Demokratike , shume prej tyre nuk kursyen akuzat se ndihma e qevrerisa nuk ka qene e mjaftueshme.TREGTARET?Sektori farmaceutik në pikiatë. Kemi stoqe, problem skadence, ulje e fuqisë blerëse. Edhe kufizimi i orareve ka ndikuar?. Xhiro është përgjysmuar, nuk arrijmë të paguajmë as qeranë me këto të ardhura. Kam marrë 400 mijë lekë, ndërsa qeranë e kam 150 mijë lekë në muaj?.LULZIM BASHA?Këto kohë pandemie, kur duhet të kishin vëmendjen tek ju, lekët e taksave i kanë çuar tek 4-5 oligarkë. Biznesin e kanë lënë në ditën më të zezë. Kam qenë kudo. Është gjendja shumë e keqe në çdo cep të Shqipërisë. Varfëri, papunësi dhe biznese që mbyllen.?Edhe ne kete takim, basha tha se qeveria nuk po punon per zgjidhjen e problemeve më të rënda me të cilat përballen njerëzit .LULZIM BASHA?Ju jap fjalën që lekët e taksave tuaja do të vijnë tek ju, nuk do të shkojnë më as tek oligarkët, as për udhëtime luksi. Kur merr avionin privat dhe kalon fundjavën në Paris, kur u jep qindra mijëra euro oligarkëve, nuk të shkon mendja tek ata që janë pa bukë?- theksoi Lulzim Basha, duke iu referuar ngjarjeve të fundit të denoncuara nga opozita dhe për të cilat Edi Rama nuk ka dhënë akoma një përgjigje për arsyen e vizitës me avion privat në Francë.Sipas Bashes, kriza eshte thelluar koma me shume sepse qevEria nuk e ka menaxhuar si duhet situaten e krijuar nga koronavirusi.

Recommended