Ku ndahen PS dhe PD. SHBA, BE dhe MB: Mbani fjalën për reformën zgjedhore, jo më kushte të reja

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Dështimi i afatit për ndryshimet në kodin zgjedhor ka lënë shije të hidhur te diplomatët e angazhuar për gjetjen e konsensusit mes PS dhe PD. Ambasadorja amerikane ka kërkuar prej palëve që të mos shtojnë kushte të reja në tryeze, ndërsa britanikët kanë sjellë në vëmendje rënien e gongut. Tashmë në kulmin e përplasjes Basha ka thërritur në tryezë aleatët ku do të diskutohen pikat që I ndajnë me PS.

Sapo skadoi afati i 31 majit për reformën zgjedhore pa marrëveshje, ambasadoret janë vënë në lëvizje për të rikthyer palët në tryezën e Këshillit Politik.

Shefi i delegacionit të BE dhe Britanisë së bashkuar i kërkojnë PD dhe PS që të përmbyllin reformën zgjedhore pasi nuk ka më kohë, ndërkohë që Twitteri i ambasadores amerikane Yuri Kim ishte më i drejtpërdrejtë. ?Ju e caktuar afatin e 31 maji.

"Tani është koha që të ndaloni insistimin në kërkesa të pazbatueshme dhe të mos vendosni më kushte të reja" shkruan diplomatja amerikane duke sjellë interpretime të ndryshme nga politika.

Pas mesditë në selinë e PD aleatët u takuan me prezencën e ambasadores së SHBA Yuri Kim, britanikut Duncan Norman, dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vazhdojne-perpjekjet-zgjedhoren-basha-takon-ekspertet-dhe-aleatet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended