Vdekja e Mehmet Shehut, shoqeruesi i tij: Kushdo qe preku letren qe kishte lene, gjeti vdekjen...

  • 4 years ago
#Opinion#Arkiv | Emision nga #BlendiFevziu në #TvKlan për Mehmet Shehun (15 dhjetor 2005)

Në serinë e dytë të emisionit ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu kushtuar jetës dhe karrierës së ish-kryeministrit Mehmet Shehu, trajtohet nata mes 17 dhe 18 Dhetorit të 1981 dhe dëshmitë e personazheve që u gjendën pranë tij mëngjesin e 18 Dhetorit.

Përmes emisionit të realizuar më 15.12.2005 Fevziu vë përballë dëshmi të disa personave, të cilët mendojnë se ishte vrasje dhe disa të tjerëve, të cilët mendojnë se ishte vetvrasje.

?Mëngjesin e 18 Dhjetorit, si zakonisht do të vazhdonte mbledhja e Byrosë Politike. Unë nxorra makinën dhe po prisja të shoqëroja Mehmetin. Isha poshtë shtëpisë... Kur dëgjoj një ulërimë. Na njoftojnë që bashkë me doktorin të ngjiteshim lart. Gjej në koridor Ladin, i cili më thotë të shikoja Mehmetin. Futem në dhomë dhe e shikoj të zverdhur, me sytë mbyllur, gojën të mbyllur dhe mendova se i kishte rënë të fikët. Ngrita batanijen që t?i masja pulsin dhe dora e tij ishte gjysmë e ngrirë. Tek xhepi i këmishës shikoj një njollë të zezë dhe mbi batanije, tek këmbët e tij ishte pistoleta. ?Mos tham, paska vrarë veten?. Në dhomë shikoj hijen e një dore, ishte Ladi i cili kishte marrë në dorë letrën. Shkoj tek telefoni dhe marr Ramizin, i them se Mehmeti kishte vrarë veten dhe ai më përgjigjet: ?Jooo, ore?. I thashë që ai ka lënë edhe një letër, kur dëgjoi këtë ai u tërbu fare dhe më tha: ?Mos e lexojë njeri letrën, do ta hajë e zeza, do t?i bëj këtë e atë?. Ka ardhur Ramizi me Kadriun tek shtëpia e Mehmetit për të marrë letrën. Ramizi qëndroi poshtë dhe Kadriu u ngjit në katin e dytë. Kadriu pa Mehmetin dhe u drodh e mbushi sytë me lot. Aq e rëndësishme ka qenë ajo letër sa kushdo që e preku me dorë gjeti vdekjen?, tha shoqëruesi personal i tij, Ali Çeno.

Në të vërtetë letra u bë publike në vitin 2002, 21 vjet pas vdekjes së Mehmet Shehut. Në faqen e parë shkruhej: ?Ta hapë personalisht shoku Enver e askush tjetër?, tha Ali Çeno.
Nuk dihet se sa autentike ishte letra, pasi mënyra se si është shkruar nuk të krijon bindjen që ai po shkon drejt vdekjes pasi në të shkruan: Rroftë komunizmi dhe poshtë reaksioni.

Por sipas Presidentit Ramiz Alia, Mehmet Shehu kishte vrarë veten dhe se historia komplikohej kot.
?Mehmeti ishte njeri me një karakter tepër të vështirë dhe nuk duronte dot të kritikohej dhe të jetonte me një barrë në kurriz pas asaj që i ndodhi. Ne të tërë u habitëm që ai vrau veten?, tha Alia.

Vetëm rreth 3 orë pasi u gjet i vdekur në shtartin e tij, Mehmet Shehu nisi të etiketohej si armik i partisë, ndërkohë që Byroja nuk kishte patur kohë të nxirrte një konkluzion.
Mëngjesin e 18 Dhjetorit Istref Myftari, i cili ishte edhe shefi i Laboratorit të Kriminalistikës në Ministrinë e Rendit merr një njoftim të rëndësishëm.

?Sa hyra në zyrë, më merr në telefon drejtori i hetuesisë dhe më thotë që ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Në ngjarjet e rënda unë shkoja gjithmonë dhe merrja me vete edhe një ekspert, por atë ditë më thanë...

Recommended