Ora News - Kurti: Nuk ia dorëzoj detyrën atij që e shkarkova

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Teksa e ka quajtur ?qeveria koti? Qeverinë Hoti, ish-kryeministri Albin Kurti ka thënë se s?do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës, për atë që e ka shkarkuar sa ishte kryeministër në detyrë.

Në një video të publikuar në Facebook, kreu i Vetëvendosjes ka përsëritur se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, është i papranueshëm.

?Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt. Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative. S?do ta bëj pranim-dorëzimin sepse s?mund të pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt?, ka thënë ai ndër tjerash në video.

Ai ka thënë se që nga nesër nuk do të jetë në zyrën e kryeministrit, teksa ka numëruar disa prej vendimeve që ka marrë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/kurti-nuk-ia-dorezoj-detyren-atij-qe-e-shkarkova

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended