TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike është tërhequr nga plotfuqia e listave të kandidatëve për deputetë, për të cilën mori kritika të forta në zgjedhjet e 2017-s.
Burime zyrtare nga selia blu bëjnë me dije se nga data 20 qershor do të nisë përzgjedhja e kandidatëve sipas parimit ?Një anëtar, një votë?. Lulzim Basha, i propozoi sot kryesisë së forcës më të madhe të opozitës nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
?Vendimi i zotit Basha është një risi për politikën, pasi për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie. PD është e vetmja parti që po zbaton parimin ?një anëtar, një votë? për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. ?, thotë selia blu. Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator.
Në përfundim të mbledhjes më kryesinë e partisë, e cila ka zgjatur për më shumë se 1 orë, Basha u shpreh i bindur se demokratët do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, teksa u shpreh se kanë gati një platformë ekonomike.
"Platformë ekonomike, ne do të fitojmë zgjedhjet dhe rritjen ekonomike. Ky do të jetë e gjithë përqendrimi ynë, tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjedhje e krizës së rëndë ekonomike duke ofruar planin tonë, për t'ia kthyer ekonominë shqiptarëve", tha Basha.

Category
📺
TV