Top News - Vaksina kundër koronavirusit/ Bill Gates: S’ka mikroçipe, janë budallallëqe!

  • 4 years ago
Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, i hodhi poshtë teoritë e konspiracionit që janë përhapur në mediat sociale, se ai qëndron prapa një komploti për të përdorur vaksinat kundër koronavirusit për të implantuar mikroçipe në njerëz.


?Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në gjëra të tilla?, tha Gates në një telekonferencë me gazetarët.

Prejse ka nisur pandemia e koronavirusit Gates ka qenë subjekt i komploteve që, në mënyrë të rreme, e kanë lidhur atë me origjinën e koronavirusit.

Muajin e kaluar, televizioni shtetëror rus ka anuluar ritransmetimin e një programi që e akuzonte Gatesin për përpjekje për të futur mikroçipe në njerëz. Gates ka paralajmëruar për rrezikun e pandemisë në të kaluarën dhe fondacioni i tij, së voni, ka ndarë 300 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin dhe për të zhvilluar vaksinën.

Duke i përmendur këto lëvizje, disa grupe të krahut të djathtë, qysh në janar, kanë filluar të përhapin dezinformata në internet, se Gates qëndron prapa virusit dhe dëshiron të përfitojë nga ai.

?Është mirë të dihet se cilët fëmijë kanë marrë vaksinë kundër fruthit dhe cilët jo?, tha Gates, duke shtuar se sistemet e caktuara, të tilla si regjistrimet shëndetësore, duhet t?iu ndihmojnë punonjësve të kujdesit shëndetësor që të identifikojnë se kush është i imunizuar, porse ?mikroçipet nuk janë të përfshira në asgjë?.

?Fondacioni ynë merr para për të blerë vaksina. Kjo është arsyeja përse e kemi parë rrezikun e një pandemie dhe kemi folur për të?, tha Gates.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BillGates#Vacine#TopChannel

Recommended