Vajza: Kush eshte me e bukur, une apo mami? Si i pergjigjet Klosi se bijes

  • 4 years ago
Ambla dhe Aroni, nga studio e ?Në kurthin e Piter Pan? i drejtuan disa pyetje babait të tyre, Ministrit Blendi Klosi.

Ambla: Kur u kënaqe më shumë, kur linda unë apo kur lindi Aroni?

Klosi: Me të dy njëlloj.

Ambla: Kush është më e bukur, unë apo mami?

Klosi: Ti mi 100 herë. Se ti je si mami komplet, kështu që?

Ambla: Kush të ngjan më shumë, unë apo Aroni?

Klosi: Unë dua shumë që ju të dy të jeni të mirë edhe ti ngjani sa më shumë mamit, sepse mamin e kemi të mrekullueshme.

Ambla: Kur çohesh natën dhe të del gjumi çfarë bën?

Klosi: Kontrolloj a e kam mamin në krevat dhe pastaj e puth.

Ambla: A të ka gënjyer ndonjëherë mami?

Klosi: Ja sot nuk më tregoi që kishit bërë gjëra aq të mrekullueshme.

Ambla: Po ti e pyete për këtë gjë?

Klosi: E pyeta dhe më tha jo, nuk kemi bërë gjë.

Ambla: Po tani do surpriza, apo do t?i dish të gjitha?

Klosi: Surpriza dhe emocion.

Aroni: Babi a do Zanën, vjehrrën tënde siç do Tanën, mamin tënd?

Klosi: Po kjo nuk është pyetje, padyshim nëna kryesore është nëna Tana, ti e di.

Aroni: Po mësimin e kë lënë ndonjëherë përgjysmë?

Klosi: Në kohën tonë Aron po të lije mësimin të thyenin notë, në sjellje nuk ishte kollaj. Megjithatë padyshim që e kam lënë ndonjëherë, e kam lënë.

Aroni: Si të bëri mami për vete ty?

Klosi: Me të thënë të vërtetën sa shumë i jam lutur Aron, po ti nuk i di të gjitha?/tvklan.al
#NëKurthinePiterPan | Një përrallë moderne për ata që nuk duan të rriten nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka në #TvKlan.{

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended