Nga nëntori, 3 mijë pastërmete/ Mbi 1 mijë goditje janë ndjerë nga njerëzit

  • 4 years ago
Ndodhemi tek qendra e monitorimit të aktivitetit sizmik të gjithë Republikës së Shqipërisë. Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit të shkuar, përjetuam pandeminë nga Covid 19.


Tani duket sikur aktiviteti sizmik ka rifilluar duke shkaktuar me të drejtë frikë tek të gjithë ne.

?Magnituda e tërmetit të djeshëm ishte 4.2 dhe me intensitet rreth 5.5 ballë. Epiqendra ishte në fshatin Kuraten, të njësisë administrative Ishëm, në Durrës. Rreth 6 km në brendësi të tokës, jo në det?, shprehet Rexhep Koçi, Përgjegjës i qendrës së monitorimit, IGJEUM.

?Doja të theksoja, se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërmetor, që pritet të zgjasë rreth 1 vit.

Që nga tërmeti i 26 nëntorit ka patur rreth 3000 pastërmete, por rreth 1100 kanë qenë me atë ndjeshmëri, si ai dje.
Dje na erdhën në sallë shumë telefonata nga njerëz të thjeshtë dhe media. Kjo pasi njerëzit janë shumë në ankth, nga tërmeti, epidemia dhe sërish tërmeti. Por ne u themi sot, që nuk ka vend për panik?, shton ai më tej.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#IGJEUM#TopChannel

Recommended