Gjiknuri: Edhe në SHBA ka akuza për shit-blerje votash, vota e emigrantëve e mundshme këto zgjedhje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Mazhoranca dhe opozita synojnë që brenda kësaj jave të përmbyllin të gjitha pikat e mbetura pezull në draftin e reformës zgjedhore për ta kaluar më pas në parlament.

Gjiknuri: Brenda kësaj jave do ta mbarojmë këtë proces për t'ia kaluar parlamentit me qëllim që të kapim afatet, që është miratimi i kodit dhe zgjedhja e organeve të reja në mënyrë që puna të fillojë.

Deputeti, Damian Gjiknuri, një nga firmëtarët e marrëveshjes politike të 5 qershorit thotë për Ora News se me reformën zgjedhore nuk fitoi asnjë nga palët, por Shqipëria.

Gjiknuri: Fitoi Shqipëria, fitoi pranimin e procesit zgjedhor dhe nuk do të ketë më alibi për zgjedhje. Edhe PD ka ardhur momenti të fokusohet te elektorati dhe fushata.

Në intervistën me skype me gazetaren Matilda Mcini, Gjiknuri tregon edhe pse PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore.

Gjiknuri: PS u tërhoq sepse PD e kushtëzoi reformën zgjedhore vetëm me këtë pikë. Fakti që kërkuan komisionerë politikë, për PS nuk është asnjë lloj problemi, por është tërheqje nga standardet e ODIHR. Me këtë që bëri pranoi se administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka pasur asnjë problem.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjiknuri-edhe-ne-shba-ka-akuza-shit-blerje-votash-vota-e-emigranteve-e-mundshme-per-keto-zgjedhje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended