• 4 years ago
Gjykata e Durrësit liron nga qelia një nga anëtarët e bandës së Avdylajve, të arrestuar në tetor të vitit 2018 gjatë operacionit të koduar Volvo 4. Dy vjet më parë, një grup personash mes të cilëve edhe Saimir Gjepali u arrestuan me bujë, por këtë të enjte gjykata e ka lënë atë me masën e sigurimit persona detyrim paraqitje.

Saimir Gjepali njihet edhe për kërcënim të një gardiani burgu, por as kjo nuk e ka bindur gjykatën të jetë më e shtrënguar në rivlerësimin e masës së sigurisë, pas tejkalimit të afateve hetimore.
Gjepali së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpuntorë u arrestua në tetor të 2018, ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.
Por, pavarësisht akuzës së ngritur ndaj tyre për trafik droge, banda që njihet tashmë me emrin e Avdylajve ka dalë edhe në përgjimet për shitje-blerje votash dhe mban numrin 339 si dosje penale, hetimet për të cilën ende nuk janë mbyllur përfundimisht.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AstritGjepali#SaimirGjepali#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended