“Teoren”: sherbim ne siguri te plote - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një periudhe pezullimi për shkak të Covid-19, Qendra Teoren, e pozicionuar në zemër të Tiranës, në hyrje të Rrugës së Kavajës, ka hapur dyert e saj që prej 25 Prillit. prej kësaj date, Teoren po mirëpret të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime dhe materiale në sektorë të ndryshëm, si ai i hidro-sanitareve, bojërave, ndriçimit, trajtimit të ujit apo ajrit, sektorit hidraulik dhe elektrik. Të gjitha produktet janë të certifikuara sipas standardeve evropiane.MEGI DAJKOMENAXHERE E QENDRES TEORENSigurisht ne i kemi dyert e hapura dhe duke qene se është edhe periudha e pandemisë, i kemi krijuar te gjithë kushtet optimale dhe higjienike brenda qendrës, kemi vendosur pulla sigurie për distancën fizike te sigurt mes klientëve, absolutisht dhe stafi është i pajisur me maska dhe doreza, por gjithashtu edhe klientët qe na vizitojnë ne qendër janë te pajisur me mjetet e duhura. Dua te them qe është një ambient i sigurt për t?u vizituar nga çdo familjar qe mund te gjeje zgjidhjen ne secilin prej sektorëve që tregtojmë.Në kushtet e reja, qendra Teoren po ofron të gjithë gamën e gjerë të shërbimeve në shtëpi apo aty ku dëshiron klienti Për çdo individ qe nuk ka mundësi qe te vije dhe te na vizitoje këtu brenda ne qendër, ne ofrojmë edhe sherbimin e transportit apo delivery, mjafton qe te na kontaktojnë ne format tona te kontaktin, qofte dhe ne rrjetet sociale si instagram apo fb, dhe e gjithë flota jone e transportit është e orientuar sipas gjithë kushteve higjenike dhe optimale dhe mund t?ua dërgoje porosinë çdokujt ne ambientet e shtepise.Qendra Teoren qëndron e hapur çdo ditë të javës për të pritur çdo vizitor të saj, prej orës 8:00-21:00.

Recommended