Gjykata e Apelit për Dritan Avdylin - (8 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Edhe Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit të Dritan Avdylit për heqje të masës së arrestit me burg. Bashkëshorti i Erieta Avdylit, e gjetur e vrarë më 13 Maj është ndaluar po në datën 13 si i dyshuar për vrasjen e të shoqes. Më datë 15 Gjykata e Faktit Tiranë ka shpallur të paligjshëm arrest në flagrancë por ka caktuar masën burg pa afat për shefin e policisë së Komisariatit nr.1, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes.

Të njëjtën masë ka lenë sot në fuqi Kolegji i Apelit drejtuar nga gjyqtarja Fatmira Laska. Pas seancës avokatja e Avdulit është shprehur se do të kërkojë rekurs në Gjykatën e Lartë. E ndërkohë që Avdyli do të vazhdoj të qendrojë në qeli, në apartamentin e çiftit sot e nëna e Dritanit ka pritur të birin me shpresën e një lirimi./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended