Operatorët turistikë peticion Ramës: Realizoni 6 kërkesat tona, në të kundërt nisim protesat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Humbjet në sektorin e turizmit përllogaritet të kapin shifrën e 1.5 miliard eurove, ndaj dhe operatorët kërkojnë ndihmë. Në takimin e zhvilluar këtë të martë ata nënshkruan peticionin me 6 kërkesa për ndohmë financiare, ndërsa theksuan se mosrealizimi i tyre, do të sjellë protesta.

Përfaqësuesit e sektorit të turizmit organizuan një takim, ku firmosën një peticion me 6 kërkesa për tu rimëkëmbur, pasi sipas tyre, humbjet e deritanishme kapin shifrën e 1.5 miliard eurove. Ata kërkuan anulim të taksave deri në fund të vitit, vazhdimësi të ndihmës financiare, zbritje të TVSH-së, por dhe bonuse për turistët.

''Paketa e parë dhe paketa e dytë nuk kanë qenë efektive për industrinë turistike. Është e pamundur që një indusri turistike dhe e udhëtimit, të marrë kredi me interesa deri në 55 për të paguar punonjës që nuk punojnë, dhe për të paguar kosto që rëndojnë biznesin pa punuar.''

Njëzëri, theksuan se qeveria do të ketë 10 ditë kohë për realizimin e kërkesave, pasi në të kundërt do të nisin protestat.

''I kemi konsumuar bisedat apo takimet me ministrat dhe nuk është se kemi parrë një përgjigje reale ose zgjidhje reale. Kërkesat tona kanë kosto në buxhet dhe janë jashtë fuqisë apo kompetencave të një ministri.''

Situata e vështirë në të cilën ndodhen, solli debate edhe mes tyre.

Ata theksuan se rezervimet janë anuluar të gjitha, ndërsa shpresa e tyre po qëndron vetëm te akomosimet e ngrira, që përllogarien të jenë në masën e 20%.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bizneset-turistike-peticion-rames-nuk-kemi-perfituar-nga-paketat-e-ndihmes-realizoni-6-kerkesat-tona

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended