Grabitet pika postare ne Tirane | Lajme - News

  • 4 years ago
Një zyrë e shërbimit postar privat është grabitur me armë mbrëmjen e kësaj të marte në kryeqytet.

Mësohet se dy persona kanë hyrë të armatosur në zyrat e kësaj poste private të lokalizuar në zonën e ish-Shqiponjës, dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash.

Më pas autorët u larguan me shpejtësi me motor. Nga dëshmia paraprake e punonjësve është bërë me dije se autorët grabitën paratë që ndodheshin mbi banak. Në ndjekje të grabitësve janë vendosur forcat policore.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve. Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended