Top News - Kryeson Shkodra/ Covid, 50 raste të reja në 24 orë

  • 4 years ago
Teksa ben me dije 50 raste ne 24 oret e fundit, ministrja nenvizon se rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19. Numri i pacientëve të shëruar vijon të jetë i ulët krahasuar me ato pozitiv, ku ditën e sotme janë shëruar 13 qytetarë, 1077 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë, ka pësuar një rritje numri i pacientëve që ndodhen në terapi intesive, pra në gjendje më të rëndë. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Ajo qe vihet re ne raportin e sotem eshte fakti se 12 raste të prekurish nga Covid-19 janë regjistruar 24 oret e funidt vetem ne shkoder. Të infektuar janë një mjek kirurg, një mjeke lagjeje, dhe një infermiere e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
Në fund, ministria e mbyll me një apel për qytetarët, ku bën thirrje për mbajtjen e maskës në ambientet publike. Maskat janë një domosdoshmëri për t?u mbajtur dhe mos i harroni, apel ministria e shendetesise. Vendosini ato kudo ku ambient është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RovenaDaja#Shkoder#TopChannel

Recommended