Ora News - Reshjet e shiut rikthejnë pamjen e shëmtuar tek "Parkut Rinia"

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Reshjet e shiut kanë rikthyer edhe një herë brenda pak ditësh pamjen e një Venecia të vogël.

Në park u investuan plot 1 miliard lekë nga bashkia e Tiranës por hapësirat mes kodrave të e krijuara në këtë park kthehen më pellgje të mbushura me ujë, sa herë bie shi.

Një pamje aspak e këndshme për qytetarët e Tiranës të cilët nuk e shihnin asnjëherë parkun me pellgje uji para investimit me fondin miliardë lekë.

Para pothuajse 1 viti bashkia hapi tenderin me objekt ?Rehabilitimin e parkut Rinia? me vlerë 78.705.775 leke pa TVSH. Me gjithë vlerën e TVSH ky prokurim i fituar nga kompania Agikons arrin vlerën e 1 miliard lekëve.

Me përjashtim që në këtë park u shtuan disa kodrina me dhe, si edhe disa lodra për fëmijë, nuk dihet se çfarë ka kushtuar kaq shumë sa për të plotësuar vlerën 1 miliard lekë. Dhe dyshimet shtohen kur sheh se kush është rezultati përfundimtar.

Skandali u bë edhe më i madh, kur u konstatua se punën që duhet të kryente kompania Agikons si fituese e këtij tenderi, në fakt e kryenin punonjësit e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit të bashkisë së Tiranës, vetëm për një qëllim që të arrinte të hapet në 1 qershor.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/reshjet-e-shiut-rikthejne-pamjen-e-shemtuar-tek-parkut-rinia

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended