Divorcet ne Shqiperi - (15 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kjo grua ka pak vjet që është martuar, ndërsa në këto çaste po pret vendimin e gjykatës nëse do të ndahet nga i shoqi dhe se kush do ta rris vajzën e vetme. Pas disa minutash ankth, gjykata shpall divorcin dhe nënës i jepet e drejta të rrisë të bijën. Ish-bashkëshorti e kërcënon se historia nuk përfundon me kaq.

Si këta bashkëshortë, që nga fillimi i vitit në Gjykatën e Tiranës kanë ardhur 170 çifte. Shqipëria renditet tek ato vende ku ndarja është shumë e lehtë. Në shumicën e rasteve janë gratë që padisin burrat. Shkaqet kryesore të divorcit janë dhuna fizike, tradhëtia dhe xhelozia. Sipas statistikave në gjykatë më shumë vijnë çiftet që kanë rreth një vit martesë dhe ata që kanë rreth dhjetë vjetë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended