• 4 years ago
COVID-19 edhe pse është një virus i ri, tani nuk është më i panjohur për mjekët por edhe për popullatën. Ndërsa autoritetet apelojnë që të ndiqen kontrollet e sigurisë shëndetësore, disa kategori më në risk duhet të kenë edhe më shumë kujdes të shtuar. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për të sëmurët kronikë që vuajnë nga sëmundje të mushkërive, zemrës apo diabetit por e kemi fjalën edhe për gratë shtatzëna që janë në pritje të një fëmijë, apo ato që kanë në shtëpi një foshnje. Studimet e deritanishme nuk vërtetojnë se gratë shtatzëna janë më të rrezikuara se grupet e tjera për shkak të sistemit të tyre imunitarë që ndryshon gjatë periudhës 9 mujore, por kujdesi për të parandaluar infeksionin tek nënat që janë në pritje të një fëmije duhet të jetë dy fish i shtuar. Gjatë kohës së pandemisë, nuk kanë qenë të pakta rastet nëpër botë të nënave të infektuara me Covid19 që kanë sjellë në jetë fëmijë të shëndoshë që kanë rezultuar negativ, ndërkohë që studimet e shkencëtarëve nëpër botë vazhdojnë për të zbuluar nëse virusi sulmon placentën ku ndodhet fetusi. Deri tani transmetimet e virusit nga nëna tek fëmija i porsalindur sipas mjekëve nëpër botë kanë ardhur, nga momenti i kontaktit kur nëna merr në krahë foshnjën e vet. Shefja e neonatologjisë në Maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë, doktoreshën pediatre Alketa Hoxha tha se studimet e deritanishme kanë vërtetuar se ushqyerja e fëmijës me gji nga një nënë e prekur me COVID-19 nuk e rrezikon fëmijën. Ajo këshilloi të gjitha nënat që të ushqejnë fëmijët me gji sidomos në këtë periudhë pandemie pasi forcon imunitetin e fëmijës. "Gjatë periudhës së pandemisë ne kemi pasur 3 raste të nënave me COVID, rasti i njohur i Durrësit ku nëna ishte e sëmurë me COVID dhe dy raste pozitive të nënave me COVID-19 në Tiranë. Ato kanë marrë trajtimin e duhur dhe nuk kanë rrezikuar fëmijën asnjëra prej tyre"- tha Hoxha.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended