Ora News - Shqipëria hap kufijtë ajror, fluturojnë vetëm ata që kanë dokumente të BE-së

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në aeroportin e Rinasit kanë nisur fluturimet komerciale për qytetarët shqiptarë që janë të pajisur me dokumente të rregullta të vendeve të bashkimit evropian. Mundësi për të fluturuar kanë dhe ata që kanë probleme të rënda shëndetësore, ose për arsye biznesi. Ndërkaq pritet që pas datës 1 korrik, fluturimet të nisin për të gjithë.

Këtë të hënë, Shqipëria ka hapur zyrtarisht kufijtë ajrorë me vendet e huaja, për të gjithë shqiptarët që janë të pajisur me dokumente të rregullta të vendeve të bashkimit evropian.

Mundësi për të fluturuar do të kenë dhe ata që kanë probleme të rënda shëndetësore, apo udhëtojnë për çështje biznesi, por në aeroportin e Rinasit, mbizotëronin emigrantët, që kishin mbetur në atdhe që në muajin mars.

?Kemi ardhur qysh në 8 mars, erdhëm për dy javë dhe ngelëm këtu. se kam edhe vajzën invalide dhe shyqyr që u hapën.?

?Unë kam 3 muaj këtu. kam qëndruar te motra ime.?

Për të zbatuar masat, pasagjerët dhe stafi dezinfektoheshin në hyrje të terminalit, i cili ishte i mbyllur për këdo tjetër.

Pasagjerët e përshëndetën vendimin, megjithatë, çmimet e biletave i konsideruan të larta.

?Shtrenjtë e bleva, 289 euro. Ma preu burri online.?

Por shtetasit e huaj nuk kanë asnjë kufizim për të aksesuar vendin tonë. Brenda terminalit, task-forca e ngritur vijon kontrollet për temperaturën. Ndërkaq pritet që kufijtë të hapen për të gjithë qytetarët pas datës 1 korrik.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shqiperia-hap-kufijte-ajror-fluturojne-vetem-ata-qe-kane-dokumente-te-be-se

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended