Top News - Rekordi i rasteve/ OBSH: Nuk është vetëm pse u shtuan testimet

  • 4 years ago
Rastet e koronavirusit nuk po shtohen në mbarë botën vetëm pse është rritur numri i testimeve thotë OBSH.


?Ne nuk besojmë se ky është një fenomen i lidhur me testimet. Është e qartë që ka shtim të shifrave, sepse e dëshmojnë shtrimet ne spital. Këtu nuk ndikon testimi?, shprehet Mike Ryan.

Këto javët e fundit, disa shtete dhe liderë federalë e kanë minimizuar situatën e virusit, duke ia faturuar rritjen e shifrave të të prekurve faktit që po bëhen më shumë teste. Presidenti Trump madje të shtunën u kërkoi zyrtarëve të ? ngadalësojnë testimet?, duke përsëritur pretendimin se numri i madh i tyre është arsyeja përse Amerika ka më shumë raste në botë.

Më herët, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se ?kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale?.

?Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë?, tha ai gjatë një video konference për media.Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#MikeRyan#TopChannel

Recommended