Mbetjet urbane janë kthyer në një problem të mprehtë mjedisor edhe në territorin e bashkisë së Kavajës, e cila zyrtarisht thotë se mbetjet e saj depozitohen në Sharrë përmes kompanisë së pastrimit (Alko-Impeks) që ka fituar tenderin për këtë shërbim.
Ndërkohë këtu në zonën kodrinore të fshatit Kazie të Kavajës ndodhet ky vendgrumbullim i paligjshëm dhe jashtë çdo standardi për trajtimin e mbetjeve urbane.
Mes tyre ndodhen dhe mbetje të rrezikshme si ato spitalore që duan trajtim të veçantë. Jo vetëm që mbetjet hidhen këtu çdo ditë, por edhe digjen për të krijuar hapësira për depozitimin e sasive të tjera mbetjesh.
Bashkia e Kavajës deklaron se nuk është në dijeni të këtij vendgrumbullimi ndërsa banorët e zonës thonë se ai ka ekzistuar dhe më parë dhe është aktivizuar sërish muajt e fundit.
?Plehrat i bien natën dhe i djegin. Ngrehem në mëngjes dhe hap derën vetëm gaz. Në fushatë Rroshi më premtoi se nuk sheh më plehra. Në vend që t?i hiqte i shtoi.
Unë kam mbjell gjithë ato ullinj për popullin. Kam investuar dhe ato i mbyt helmi. Jam penduar që i kam mbjell.?
?Vjen kamioni përditë. I ndaluan njëherë dhe vazhduan prapë. Rrijmë me dritare mbyllur.?
?Invalide jam. E sëmurë jam. Tani më është shpif dhe azma. Nuk mbushem me frymë nga era e plehrave. Më bllokon mushkëritë. Jam mat dy herë t?i dal të bllokoj rrugën dhe do i dal që të më shtypi. Jam nënë 65 vjecce dhe të duroj plehrat e Kavajës Luzit a Rrogozhinës nuk mundem. Kryetari i bashkisë të vijë dhe t?i shohë. Virusi s?na erdhi nga jashtë. Na e solli bashkia me plehrat.?
Asnjë masë nuk është marrë për këtë krim mjedisor që konsumohet këtu ccdo ditë përmes ndotjes së ajrit nga djegja e mbetjeve urbane që emetojnë tymra toksikë që shpërndahen në të gjithë zonën duke ndikuar në shëndetin e banorëve dhe ekosistemin e të gjithë kësaj zone me perspektivë për zhvillimin e turizmit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kavaje#MbetjeUrbane#TopChannel

Category
📺
TV