Ende te pazbardhura motivet e vrasjes se djalit te ish Ministrit Çela (22 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ende të pazbardhura motivet e atentatit të mbrëmshëm ku mbeti i vrarë Alban Çela, djali i ish Ministriti të Drejtësisë Kudret Çela. Atentatorët e vrasjes kanë zbrazur një karikator automatiku mbi makinën benz me targa italiane ku ndodhet viktima dhe 4 shokë të tij. Është qëlluar në dy dritaret e makinës, atë të shoferit, të pasagjerit pas shoferit, ku ka qenë i ulur 21 vjeçari tashmë i vrarë.
Ndërkohë që Alban Çela ka mbetur i vdekur në vend nga katër plumba të marra në trup, shoferi i makinës ka shpëtuar për mrekulli, pasi dera dhe sedilja ku ka qenë i ulur shoferi kanë mbetur të shpuara nga breshëria e shumë plumbave. Për këtë mendohet se objekt i atentatit mund të ketë qenë shoferi i makinës i cili është ndaluar për t'u marrë në pyetje nga hetuesit e çeshtjes.
Të pa identifikuar ende mbeten vrasësit të cilët pasi kanë zbrazur një karikator automatiku, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip Audi. 2 shtetas të ndalur pas ngjarjes me një makinë me targa shkodre që levizte me shpejtësi, nuk kanë rezultuar të lidhur me ngjarjen.
Sot në shtëpinë e ish Ministrit të Drejtësisë Çela, janë bërë nderimet e fundit për 21 vjeçarin Alban Çela. Të afërm, por dhe mjaft shokë të viktimës, apo kolegë të ish Ministrit të Drejtësisë, kanë ngushëlluar familjen Çela për humbjen e djalit. Ndërkohë, tre personat që kanë mbetur të plagosur në vendngjarje, pas mjekimeve të menjëhershme në Spitalin Ushtarak rezultojnë jashtë rrezikut për jetën. Personat në makinë dhe kalimtarë të ndodhur rastësisht në vendin e atentatit, janë marrë në pyetje për të zbardhur rrethanat e vrasjes./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended