Aksidentohet ministri Luan Hajdaraga - (1 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga ka pësuar sot një aksident automobilistik, duke udhëtuar nga Tirana në Durrës. Pas aksidentit kanë mbetur të plagosur ministri dhe një person tjetër, ndërsa Hajdaraga është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Pasi ka qëndruar vetëm për disa orë në spital, Ministri i Mbrojtjes është jashtë rrezikut për jetën dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Edhe përsoni tjetër i plagosur njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Makina Benz me të cilën po udhëtonte zoti Hajdaraga është përplasur në Arapaj të Durrësit, rreth orës 18:30. Ministri i Mbrojtjes ishte duke shkuar për aktivitetin e mbylljes së stërvitjes ?Dragon 2000? me veturën e tij, ku është përplasur me një makinë tjetër. Sipas dëshmitarëve okular, ministri Hajdaraga pas përplasjes ka qenë në gjendje shoku për disa minuta, derisa është dërguar urgjent në Spitalin Ushtarak.

Aktualisht zëdhënësja e ministrisë ka bërë një njoftim zyrtar se gjendja e ministrit është e mirë dhe se nuk ka ndërlikime pas aksidentit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended