Prec Zogaj: Ne Shqiperi mungon një program zhvillimi (29 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000

Preç Zogaj: Nëse vitin e parë është punuar relativisht mirë dhe kishte një arsye që koalicioni të ishte i bashkuar dhe kjo ishte nevoja për ringritjen e institucioneve dhe vetë shteti, me kalimin e kohës koalicioni humbi boshtin që i bashkon gjithë këto forca dhe boshti për mua ka qenë dhe mbetet në politikat e hollësishme të zhvillimit. Kam parasysh tërheqjen e investimeve të huaja, zhvillimin e investimeve vendase. Një kuadër jo vetëm ligjor por një atmosferë do thoja, një klimë që të nxiste një bum investimesh për rrjedhim dhe hapjen e vendeve të punës. Pra defekti themelor ka qenë dhe mbetet mungesa e një programi zhvillimi në Shqipëri.
Gazetarja: 3 vjet për ju janë shumë apo pak për të dhënë këto rezultate?
Preç Zogaj: Unë mendoj se tre vjet janë të mjaftueshme për të provuar drejtimin që kanë marrë punët. 3 vjet janë shumë për të provuar se di të punosh dhe 3 vjet janë pak për të dhënë rezultatet që priten por ka dhe 1 vit. Bilanci përfundimtar do të bëhet vitin e ardhshëm dhe atëherë do të flitet më konkretisht për investimet, vendet e punës, rrugët, shërbimet, transparencën e firmave piramidale e të tjerë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended