3 viktima dhe 69 raste te reja

  • 4 years ago
Koronavirusi vijon të shënojë viktima ndërsa prania e tij është thuajse në të gjithë Shqipërinë. Në 24 orët e fundit 3 pacientë e kanë humbur betejën me këtë virus, duke e çuar në 62 totalin e jetëve të humbura që prej nisjes së epidemisë.

? Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor?.

69 persona janë infektuar me Covid 19 në 24 orët e fundit.

?23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje?.

Një pjesë e rasteve të reja kanë patur nevojë për shtrim në spital dhe kujdes të veçantë mjekësorë.

?Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar?.

Qe prej fillimit të epidemisë në vendin tonë janë infektuar 2535 persona prej të cilëve 1014 janë ende aktivë me Covid-19 dhe potencial për të infektua të tjerët. Epidemiologët kërkojnë mbajtjen e maskës, respektimin e distancës dhe higjienën si mënyra e vetme për të mos u infektuar nga Covid- 19.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended