Top News - Zgjedhjet, PD bëhet gati/ Alfred Rushaj drejtuesi i fushatës

  • 4 years ago
Lulzim Basha është ne kërkim të ekipit te ri drejtues me të cilët synon te rikthejë Partinë Demokratike në pushtet. Burime nga selia e PD kanë zbuluar për Top Channel se kryetari demokrat i ka besuar drejtimin e fushatës elektorale Alfred Rushaj, ish zv minister në qeverinë Berisha, edhe pse na ndajne shume muaj nga nga zgjedhjet.

Të njëjta burime konfirmojnë se nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për deputet në selinë blu ka prodhuar dy dorëheqjet e para nga radhët e drejtuesve lokal. Mësohet se kryetari i degës Fier Luan Baçi dhe ai i Korçës Andrea Mano kanë hequr dorë nga posti i tyre drejtues.
Këto dorëheqje kanë ardhur për shkak të udhëzimit të para disa ditëve të Partisë Demokratike mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në të thuhet se: ?Kryetari apo Sekretari i Degës që dëshiron të jetë në rrethin e personave që mund të propozohen apo vetëidentifikohen si kandidatë të mundshëm, duhet të njoftojnë Sekretarin e Përgjithshëm me shkrim, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij urdhëzimi, se japin dorëheqjen nga funksioni partiak dhe përfshihen në procesin e propozimit, seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave.? Baçi e Mano janë të parët nga drejtuesit lokalë që kanë respektuar këtë udhëzim duke u futur në procesin për përzgjedhjen për kandidatë për deputetë. Sipas rregullores së partisë në vend të tyre kryesia e PD do komandojë kryetarë të rinj deri në zhvillimin e Kuvendit të ri të këtyre degëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Zgjedhjet#TopChannel

Recommended