Top News - Zaev, përgjimi i ri/ "Kam 8.5 mln euro në bankë"

  • 4 years ago
Maqedonia e Veriut vijon te goditet nga publikimet e pergjimeve ku implikohen emra te politikes sidmos tani, kur vendi pritet te shkoje drejt zgjedhjeve te parakoshme. Në kanalin e ?brane kapital? në YouTube është publikuar biseda e ish-kryeministrit Zoran Zaev me Aleksandar Verushevski, bisedë që i përket vitit 2016. Në bisedën e publikuar, Zaev dëgjohet të thotë se ka kapital personal prej 8.5 milionë eurosh. Kjo bisedë është 2 orë, por deri tani janë publikuar vetëm disa pjesë të saj. Zaev dëgjohet gjithashtu të thotë se nuk ka nevojë për përkrahjen e ish-kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski, dhe se ai he njerëzit e tij tashmë nuk kanë asnjë ndikim. Vetëm para disa ditësh, Zaevit i doli nje bisede eshte me kryetarin e VMRO/DPMNE, Mickoski, teksa ky i fundit dëgjohet të thotë se ka marrë para nga biznesmenë të njohur dhe se ka punuar për rrënimin e Prokurorisë Speciale Publike. Publikimi i bisedave të përgjuara në Maqedoninë e Veriut ka nisur prej vitesh, ku në vitin 2015, Zoran Zaev, asokohe në opozitë, publikoi përgjimet e kryeministrit të atëhershëm Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këto përgjime shkaktuar krizë në politikë, teksa u desh krijimi i Prokurorisë Speciale për hetimet e përgjimeve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zaev#Pergjim#TopChannel

Recommended