Top News - Lugina e luleve/ Umbria, spektakël pa spektatore

  • 4 years ago
Çdo vit, mes qershorit dhe korrikut, fushat në Kasteluco të Norcias shpërthejnë në një mozaik të pabesueshëm ngjyrash ndërsa lulet e mbjella, lulëzojnë. Qyteza e vogël ndodhet në provincën e umbrias në itali, në parkun kombëtar të maleve Sibillini, në një lartësi prej 1400 metrash.
Mes mijëra luleve që celin cdo verë, lulëkuqet janë ato që zgjasin më shumë. Por jo më pak bien në sy edhe manushaqet, zambakët etj.
Lugina e kastelucos është ndarë në tre pjesë, të quajtura lugina e madhe, lugina e vogël dhe lugina e humbur. E gjitha ajo shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 15 kilometrash katrorë.
Fshati i Kastelucos ka një festival zyrtar për të festuar lulëzimin e luleve, por nuk ka një datë të saktë të tij pasi koha e lulëzimit vendoset vetëm nga natyra. POr, këtë vit, pandemia globale që është ndjerë vecanërisht rëndë në itali, ka prishur cdo plan dhe ka mbajtur larg vizitorët që adhuronin përdorimin e sfondit shumëngjyrësh për një pafundëi selfiesh mes lulesh.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Umbria#Kasteluco#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended