Serbet ne revolte pas rikthimit te karantines | Lajme - News

  • 4 years ago
Pak pasi Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njofti se kryeqyteti dhe shumë vende të tjera do të jenë në karantinë në fundjavë, filluan idetë për protesta. Por, askush nuk i priti aq shpejtë dhe masive.

Mijëra njerëz u mblodhën shpejt dhe disa arritën të futen në parlament. Por, ky triumf i protestuesve nuk zgjati aq shumë. Policia ndërhyri dhe i nxorri jashtë. Pak më vonë filloi shpërndarja e masës.

Gazi kreu punë për pak kohë. Por, turmat nuk vonuan dhe u kthyen të dhunshme. Me të njëjtën gjuhë iu ktheu përgjigje edhe policia. Nga të dyja palët ka patur të lënduar dhe forcat e rendit nuk po arrinin të vendosnin kontroll.

Dhuna u shpërnda nëpër rrugë të tjera të qendrës së qytetit dhe në disa raste u bënë edhe arrestime dhe asgjë nuk po kursehej.

Por, protestuesit nuk largoheshin dhe në ndihmë u erdhën edhe forca të tjera policore. Protestuesit u ndanë në grupe të vogla dhe në fund dogjën disa makina policore.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended