Mungojnë vrojtuesit në plazhe/ Pushuesit ankohen për kushtet në hapësirat publike - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e vrojtuesve në plazhet publike e private në Vlorë edhe këtë sezon veror vazhdon të mbetet një problem pa zgjidhje. Dhe pse një detyrim ligjor, në shumë stacione plazhi kullat e vrojtimit janë bosh ndonëse sezoni turistik është në pikun e tij.Mungesat pranohen edhe nga federata e vrojtuesve. Pjestarë të saj thonë se kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së dëshirës së të rinjve për t?u trajnuar, por jo vetëm.Por krahas mungesës së vrojtuesve, për pushuesit problem mbeten dhe kushtet në plazhet publike.E njëjta panoramë mbizotëron edhe në stacionet e plazheve në Durrës. sipas pushuesve, në të gjitha hapësirat publike në ndryshim nga ato private, mungojnë banjot, dhomat e zhveshjeve, dushet por dhe vrojtuesit. Dhe pse numri i turistëve këtë vit është më i vogël krahasuar me një vit më parë, në bregdetin e Durrësit prej muajt qershor kanë humbur jetën 4 persona.Por pavarësisht këtij fakti, në plazhe kullat e vrojtimit vijojnë të jenë bosh.

Recommended