Top News - Riatdhesimi vullnetar/ 44 operacione, bashke me Frontex

  • 4 years ago
Avokati i Popullit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kufitare e të Migracionit dhe FRONTEX ka vazhduar të monitorojë në mënyrë konstante operacionet e riatdhesimit vullnetar e të detyruar të shtetasve shqiptarë nga vendet e BE-së dhe shteteve të zonës Shengen, me qëllim transferimin sipas rregullave të shtetasve shqiptarë me vendim riatdhesimi nga territoret e vendeve anëtare të BE-së. Përfaqësues të Avokatit kanë qenë pjesë e grupit e rreth 26 operacioneve të riatdhesimit, duke u bashkërenduar dhe me Mekanizmat e vendeve të tjera, duke ushtuar në këtë mënyrë rolin e vet ligjor si garant, e njëkohësisht duke përmbushur Direktivën e Parlamentit Europian për standardet e përbashkëta midis vendeve të BE-së dhe vendeve të treta.

Pjesëmarrja jonë në këto operacione është realizuar duke përdorur kapacitetet e kufizuara të institucionit pasi, ndonëse kemi kërkuar që të na vihen në dispozicion kapacitete shtesë në nivel ndihmëskomisioneri, Kuvendi nuk e ka mundësuar një gjë të tillë.
Si rezultat nga 44 operacione në të cilat është kërkuar prania e përfaqësuesit të institucionit tonë, ne kemi mundur të marrim pjesë në vetëm rreth 26 prej tyre për mungesë burimesh njerëzore.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FRONTEX#DrejtoriaEmigracionet#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended