Kuvendi mbyll hetimet per Meten |Lajme-News

  • 4 years ago
Një vit pas ngritjes së tij, Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës ka përmbyllur hetimet.
?Komisioni Hetimor i quan të përfunduara hetimet, me përmbushjen e të gjitha pikave të planit të hetimit. Ne do marrim në 17, raportin dhe në mbledhjen e datës 20 Korrik, që i bie ditë e hënë do zhvillojmë diskutimin mbi raportin dhe miratimin e raportit?.
Pjesë e provave të depozituara nga Komisioni janë bërë dhe 2 opinionet e Komisionit të Venecias. Si ai për dekretin e Metës që shfuqizonte 30 Qershorin 2019 si datën e zgjedhjeve, e që u bë dhe shkas për këtë iniciativë të socialistëve, ashtu dhe raporti i fundit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, një tjetër çështje kjo që iu bashkangjit hetimit parlamentar.
Në të dy raportet, ekspertët e Venecias nuk gjejnë shkelje të tilla nga ana e Presidentit të Republikës, që të legjitimonte shkarkimin e kreut të shtetit.
Edhe pse nuk dihet cila do jetë fjala e fundit e parlamentit për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, në dukje socialistët e kanë zbutur qëndrimin e tyre dhe nuk kanë artikuluar më largimin e Ilir Metës nga zyra përpara përfundimit të mandatit në Korrik të 2022.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended