Top News - Raporti i Eurostat/ Shqiptaret me jetëgjatët në Ballkan

  • 4 years ago
Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë Hercegovina) si dhe për Kosovën.

Shqipëria dhe Kosova rezultojnë dy shtetet që kanë një jetëgjatësi më të lartë, si për burrat dhe për gratë dhe kanë ende një popullsi të re. Por të dy vendet janë më të varfrit e Evropës. Shqipëria, në ndryshim nga Kosova po shkon drejt plakjes së shpejtë, pasi norma e fertilitetit është e dyta më e ulëta në Ballkan, pas Bosnjës, ndërsa Kosova e ka më të lartën. Të dy shtetet që flasin shqip kanë dhe dendësinë më të lartë të popullsisë në Ballkan.

Shqiptarët, si të Shqipërisë, ashtu dhe Kosovës, janë më jetëgjatët në rajon. Pritshmëria për të jetuar për gratë është 81.6 vjeç në Kosovë, më e larta nga të gjitha vendet e tjera dhe 80.5 vjeç në Shqipëri.
Teksa po jetojnë më gjatë, shqiptarët e Shqipërisë po lindin dhe më pak, një tendencë që mund ta çojë vendin drejt plakjes së shpejtë. Norma e fertilitetit në Shqipëri është e dyta e u ulëta nga vendet e tjera në Ballkan, me 1.37 lindje për grua, në raport me 1.42 në Maqedoninë e Veriut, 1.76 në Mal të Zi, 1.49 në Mal të Zi.

Më e ulëta, kjo normë është në Bosnjë Hercegovinë, me 1.3 lindje për një grua, ndërsa më e larta është në Kosovë, me 1.65.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Eurostat#TopChannel

Recommended