PS kerkon hetim per ish-efektivat e Gades se '97 - (5 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, socialistët kanë derdhur sot një sërë akuzash të rënda mbi demokratët. Nëpërmjet sekretarit për marrëdhëniet me publikun Luan Rama, Partia Socialiste kërkoi nga prokuroria, të hetojë falsifikimin e listave të votimit të vitit 1996. Rama denoncoi ish-efektivat e Gadës, që me ndihmën e pushtetit të PD, sipas tij janë pajisur me pasaporta Jugosllave, për të kaluar kufirin e Austrisë me Gjermaninë.

Luan Rama:- ?Janë zbuluar lista të ish-efektivave të Gardës së Republikës së 1997. Element të inkriminuar të larguar nga Shqipëria me pasaporta diplomatike në drejtim të Austrisë dhe që nga Austria në Gjermani kanë kaluar me pasaporta Jugosllave. Është identifikuar lista e këtyre personave, një pjesë e të cilëve janë kontingjente kriminale të amnistuar nga Berisha në Pranverën e ?97?.

Duke iu referuar mospjesëmarrjes së demokratëve në homazhet për kolonelin e vrarë Arben Zylyftari, Rama tha se kjo parti ka marrë në mbrojtje kriminelët. Rama mohoi tërheqjen nga gara për bashkinë e Vlorës dhe Beratit, të kandidatëve socialistë Niko Veizi e Niko Mata./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended