Gjykata ndëshkon “Telemetrix”/Top Channel fiton gjyqin me kompaninë e matjes së audiencës televizive

  • 4 years ago
Gjykata e Tiranës ndëshkon një nga kompanitë e matjes së audiencës televizive në Shqipëri.


Me vendimin e dhënë këtë të martë gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Top Channel në një beteje gati 2-vjecare me kompaninë ?Telemetrix?, proces në të cilin u bashkua edhe Vizion Plus. Gjykata i kërkoi ?Telemetrix? që të ndërpresë të gjitha matjet e audiencës për Top Channel dhe Vizion Plus, të dëmshpërblejë Top Channel si edhe njëherësh ?Telemetrix? të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore.

Gjatë gjithë procesit te gjykimit ?Telemetrix? nuk demonstroi dhe nuk tregoi në asnjë moment se si realizonte matjen e audiencës televizive ne vend.

Edhe pse Gjykata kishte vendosur me herët ndalimin e matjes se audiencës, kompanitë e palicensuara dhe paakredituara ne Shqipëri, vijonin të shkelin vendimet e gjyqësorit.

Fiks Fare e denoncoi skandalin kohe me pare për të cilin autoritetet shtetërore si AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës u treguan te paafte ta zbatonin për një kohë te gjatë këto vendimi qe ndalonin kompanitë te masnin audiencën.

?Telemetrix?, një nga dy kompanitë që mat audiencën me aparatura të pa kontrolluara dhe akredituara nga organet shtetërore, vazhdonte të maste audiencën e Top Channel, megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit e kishte urdhëruar pezullimin e aktivitetit, duke dëmtuar Televizionin Top Channel edhe pse kishte një vendim gjykate qe e ndalonte.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Telemetrix#Gjykata#TopChannel

Recommended